Kandidati nga VLEN për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami në një intervistë në Alsat-M ka bërë qartë të ditur se për të të gjithë qytetarët janë të barabartë, ka kërkuar vota si nga shqiptarët, maqedonët, turqit dhe romët dhe se ka punuar për të gjithë njëjtë.
Sipas tij, kuptohet që këtu ekziston edhe mbështetja politike nga partnerët e koalicionit.
“Kam pritur mbështetje edhe në raundin e parë dhe të dytë nga gjithë qytetarët, kuptohet se mbështetja politike është nga partnerët e koalicionit dhe kemi pasur marrëveshje parimore që në raundin e parë të mbështesim kandidatin e VMRO-së atje ku ne nuk garojmë dhe ata të mbështesin kandidatët e VLEN atje ku ata nuk kandidojnë”, ka thënë ai, duke shtuar se vota ka marrë edhe nga bashkëfshatarët e kundërkandidatit që është nga Sellca duke mos bërë ndarje.
Kasami ka thënë se në asnjë moment nuk ka pasur ngritje-ulje të mbështetjes dhe se në vazhdimësi opozita, siç thotë më ka akuzuar tek pala maqedonase se “qenkam një nacionalit, ndërsa te shqiptarët një tradhtar”.
”Jam ky që nga zgjedhja që ka punuar për të gjithë qytetarët, nuk i kam marrë parasysh as dallimet etnike e politike, sot unë realizoj projektin e rrugës dhe shkollës që ka qenë nevojë e fshatit Sellcë nga vjen kundërkandidati im”, tha Kasami.
Nuk mund të rreshtohemi pas Deharit që i solli shkatërrim Kërçovës
Kasami tutje ka thënë se nuk pasur ndonjë qortim nga partneri i koalicionit VMRO-DPMNE, kur është fjala për Kërçovën, sepse siç tha duhet të kemi parasysh kontekstin dhe vendin dhe median ku u dha një deklaratë e tillë.
“Vetë kontesti pastaj u përcoll si deklaratë që komplet e nxori nga ideja themelore ku u dha si një e tillë. Oponentët tanë janë munduar në maksimum në këto zgjedhje të hapin kartën etnike dhe gjithë ajo deklaratë që ishte e sinqertë u keqinterpretua politikisht”, tha ai.
Ajo që ka të bëjë me qëndrimet e mia politike që veçmë i sqaroi koalicioni VLEN, pra një kandidat siç është Fatmir Dehari që është më i dobëti, “nuk u solli asnjë të mirë kërçovarëve, ku me disa incizime që dolën në rrjetet sociale, ai ju solli degjenerim, shkatërrim dhe asgjë të mirë kërçovarëve”.
“Nuk mund të qëndrojmë pas një kandidat të cilin BDI që nga momenti që e ka nxjerr e ka bërë për ta humbur Kërçovën”, tha tutje Kasami.
Projektet për 100 ditët e para
Në 100 ditët e para të mandatit të dytë, kandidati nga VLEN, Kasami tha se do të vazhdojë me realizimin e projekteve për Tetovën.
“Janë dy shkolla të mesme ajo e ‘Tekstilit’ dhe ‘7 Marsi’ dhe fuqishëm do të vazhdojë ndërtimin e stadiumit të qytetit, rregullimin e komunikacionit, transportit publik dhe parkingut në qytet, ujin e pijshëm, ndërtimin e rrugëve dhe rrjetin e kanalizimit, projektin gjigant me kolektorin e ujërave të zeza dhe filtër stacionit me çka Tetova do ketë një sistem modern të pastrimit të ujërave të zeza, një investim mbi 40 milionë euro nga Fondet evropiane”, ka thënë ai duke shtuar se kapitulli i dytë do të vazhdojë duke i dhënë një hov të ri zhvillimit të Tetovës.





