Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, gjatë ditës, së bashku me ministrin Izet Mexhiti, firmosëm projektin bazë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal për fshatin Xhepçisht. Projekt ky me vlerë prej 30 milion denarë, njofton gjurme.
Sipas Kasamit, projekti në fjalë nuk është thjesht tubacion, beton e dokumente teknike, por një hap i domosdoshëm për dinjitetin urban të banorëve për mjedisin, për shëndetin publik dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave tona rurale.
Njoftimi i plotë
Ky investim i rëndësishëm vjen si rezultat i punës tonë të përditshme, përkushtimit dhe bashkëpunimit institucional sepse kur prioritet është qytetari, asnjë lagje, asnjë fshat, asnjë vendbanim nuk mbetet pas. Vazhdojmë me projektet, jo me fjalë, por me punë konkrete, sepse Tetova që duam ndërtohet çdo ditë me punë, me vizion dhe me vendosmëri. Xhepçishti meriton më mirë, dje premtuam, sot po punojmë!