8 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKasami mesazh të rinjve: Duhet ta trasoni vetë rrugëtimin tuaj, bëhuni shembull...

Kasami mesazh të rinjve: Duhet ta trasoni vetë rrugëtimin tuaj, bëhuni shembull për gjeneratat pas juve

spot_img

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, ka marrë pjesë në panelin “Zëri i rinisë në vendimmarrje” që u mbajt në sheshin Iliria në Tetovë, i organizuar nga Forumi Rinor. Kasami në fjalimin e tij, tha se do të përkushtohet që të rinjtë të kenë mundësi dhe të arrijnë potencialin e tyre.

Ai përmendi bartësin e listës për këshilltarë Albi Qamilin, si dhe drejtorin e NPK “Sharri” Valon Zeqiri, si dy të rinj që u është dhënë mundësia në Komunën e Tetovës. Kasami u bëri thirrje të rinjve që në momente të caktuara të jetës së tyre do të duhet vetë të trasojnë rrugëtimin e tyre.

“Roli i rinisë në vendimmarrje duhet të jetë sipas koordinimit të mirëfilltë të gjeneratat më me përvojë, vetëm kështu mund të ketë vendimmarrje që do të jetë me vullnet, por edhe e mirë menduar dhe kjo sjell edhe rezultate më të mira. Ne kur flasim për rininë, duhet të flasim për rininë e shkolluar, e edukuar, e përgatitur në aspektin profesional dhe moral për të bartur përgjegjësit që i takojnë”.

“Është mosha më e rëndësishme ku koha e ka vlerën më të lartë, pasi është moshë kur kërkesat janë shumë të mëdha. Vendimet tuaja do të jenë më të qëlluara nëse i merrni parasysh edhe përvojat edhe gjeneratave më të vjetra. Por, në momente të caktuara duhet të trasoni vetë rrugëtimin tuaj të jetës, që të keni përvojë origjinale tuajën. Vetëm kështu do të pasoni gjeneratat e moshuara, por do të jeni edhe shembull për ata që vijnë pas juve”.

“Ne mundohemi t’u japim mundësi, ndërsa kemi shembuj të shumtë të të rinjve që u kemi dhënë mundësinë. Kemi Albin, i cili është bartës liste dhe Valonin i cili është drejtor i një ndër ndërmarrjeve më të rëndësishme. Të punosh me rininë do të thotë të punosh me pjesën më energjike të shoqërisë”, tha Kasami.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments