Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh eksponent i lartë i koalicionit **VLEN**, Bilall Kasami, mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar në Kuvend me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
Ceremonia u organizua nga kryeparlamentari Afrim Gashi, ndërsa Kasami e cilësoi këtë datë si një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit, ditën kur qytetarët vendosën të jetojnë në një shtet të lirë, të pavarur e sovran.
“Shpreh urimin tim që Maqedonia e Veriut të ecë përpara në rrugën e demokracisë, barazisë dhe zhvillimit të përbashkët”, deklaroi Kasami.