Kryetari aktual i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, gjithashtu kandidat edhe për një mandate në të njëjtën në një konferencë për media nga terreni i punimeve në bulevardin VS Bato në Poroj, prezantoi planin për zgjerimin dhe ndërtimin e bulevardeve moderne që do ta lidhin Tetovën si asnjëherë më parë.
Ai paralajmëroi edhe 5 projekte të reja në mandatin e dytë, përfshirë:
• Zgjatjen e Bulevardit Ilinden në dy segmente kyçe
• Përfundimin e Bulevardit Bllagoja Toska
• Vazhdimin e Bulevardit Boris Kidriç deri te Stacioni i Autobusëve
• Ndërtimin e një aksi të ri të Bulevardit VS Bato drejt Treboshit
Teksti i plotë i konferencës..
Pushteti i mëparshëm e shndërroi qytetin tonë në katrahurë urbane, rrugë me gropa dhe infrastrukturë të shkatërruar. Nuk ishin në gjendje një rrugicë ta bëjnë si duhet. Ju i dhatë fund asaj katrahure me votën tuaj për ndryshim, ndërsa ne ua kthyem me punë dhe përkushtim. Për çdo ditë po punohet intensivisht për transformimin e Tetovës. Sot jemi këtu për të parë nga afër punimet për vazhdimin e bulevardit VS Bato, i cili do të lidhet me rrugën e Porojit këtu te pompa e benzinës në fshat. Ky mega projekt lidh Poroji dhe Xhepçishtin me autostradën, duke e transformuar tërësisht këtë rajon. Aty ku nuk ka as rrugë për këmbësorë, ne depërtojmë bulevarde. Në mandatin e parë, këtë e bëmë me depërtimin e një aksi të bulevardit Bllagoja Toska, një aksi të bulevardit Boris Kidriç dhe një aks tjetër të bulevardit VS Bato. Në mandatin e ardhshëm, përveç që përfundojmë këtë aks të VS Batos drejt Porojit, do të ndërtojmë edhe një aks tjetër të këtij bulevardi drejt Qarkores së Treboshit. E përveç kësaj, do të bëjmë edhe 4 mega projekte për zgjatjen e bulevardeve tjera: – Përfundojmë Bulevardin Ilinden nga Posta deri te rrethrrotullimi te Stadiumi i Qytetit, projekt që do të hapë zemrën e qytetit dhe do ta lehtësojë qasjen drejt qendrës të lagjes Drenovec dhe Centiskë si dhe fshtrave nga rruga rajonale Tetovë-Jazhincë. – Përfundojmë Bulevardin Bllagoja Toska, njëri aks prej te Stadiumi i Vjetër i Qytetit deri te rruga rajonale Tetovë-Jazhincë, si dhe nga Shkolla Tekstile deri te rrethrrotullimi me Bulevarin Ilinden. – Vazhdojmë Bulevardit Boris Kidriç nga kryqëzimi me Bulevardin Bllagoja Toska deri te Stacioni i Autobusëve. – Vazhdojmë Bulevardin Ilinden nga rrethrrotullimi i UEJL-së deri te mbikalimi i rrugës për Gostivar. Kështu Tetova bëhet qytet modern, i lidhur dhe me rrugë bashkëkohore si asnjëherë më parë. Koha e rrugicave me gropa ka përfunduar. Tetova nuk kthehet më në atë kohë të zymtë. Tetova vazhdon përpara drejt zhvillimit, edhe më shumë, edhe më mirë, edhe më fuqishëm në katërvjeçarin e ardhshëm. Gjatesia 1.5 km Gjeresia 7m Trotuar 2m Do ket ndricim publik Ju faleminderit.