Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, në një paraqitje në Alsat, ka folur në lidhje me anketat e fundit për rejtingun e liderëve. Ai tha se anketa më e mirë për të janë qytetarët, duke shtuar se fokus e ka zgjidhjen e problemeve të tyre.
Kasami gjithashtu tha se anketat në Maqedoni më shumë bëhen për të krijuar opinion publik, se sa për ta matur atë.
“Nuk është që jam marrë shumë me anketa. Edhe kur kam pasur rejting të ulët kam fituar Tetovën, edhe në mandati ne parë edhe në të dytin. Për mua anketa më e mirë janë qytetarët. Janë përkrahja që e kam në përditshmëri, por edhe gjatë cikleve zgjedhore”.
“Më shumë se sa me anketat, merrem me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, si nga pozita e pushtetit lokal, por edhe nga njëri i udhëheqësve të VLEN-it, që shqiptarëve t’u ofrojmë alternativë të mirëfilltë. Këtu është fokusi jonë, e jo kush do të jetë i pari dhe i fundit, pasi asnjëherë për mua nuk ka qenë me rëndësi ku do të jem në anketat të cilat nuk e di se kush i ka porositur e kush qëndron pas tyre”, tha Kasami.

