Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami i pyetur për qëndrimin e Arben Taravarit si ministër në Qeveri, tha se atij i kanë mbetur edhe disa ditë.
“Do ta shohim deri kur, edhe ndonjë ditë”, tha Kasami.
Kasami tha se me Mickoskin janë dakorduar për tajmingun dhe dinamikën e veprimeve të cilat do të ndërmerren në ditët në vijim.
“Por ajo që është me rëndësi që e kemi thënë bashkëpunim me BDI-në edhe me Qeverinë nuk ka dhe këtë e kemi dakorduar edhe me kryeministrin dhe sigurisht në këtë drejtim në ditët në vijim do të ketë edhe veprime konkrete”, tha Kasami