8 C
Tetovo
E hënë, 29 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKasami premton banesa sociale, 100 euro për nxënesit e klasës së pare...

Kasami premton banesa sociale, 100 euro për nxënesit e klasës së pare dhe kujdes për të moshuarit

Në platformën e re, Bilall Kasami ka theksuar se Tetova nuk do të zhvillohet vetëm përmes infrastrukturës, por edhe përmes politikave sociale dhe kujdesit për qytetarin.

Ai paralajmëroi ndërtimin e 100 banesave sociale, hapjen e qendrave për të moshuarit dhe forcimin e shërbimit “Ndihmë dhe kujdes në shtëpi”.

Një element i veçantë është subvencioni prej 100 eurosh për çdo fëmijë që regjistrohet në klasën e parë, me qëllim lehtësimin e barrës financiare për familjet. Për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës parashikohen shërbime të specializuara, ndërsa për personat me aftësi të kufizuara do të sigurohet qasje e barabartë në arsim dhe shërbime publike.

Platforma përfshin gjithashtu planin për funksionalizimin e Qendrës Rinore, hapësira sportive e kulturore për të rinjtë, si dhe përfundimin e Stadiumit të Qytetit. Sipas Kasamit, “Kapitulli i Dytë është kontratë pune me qytetarët e Tetovës, që synon barazi sociale dhe zhvillim gjithëpërfshirës”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments