8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKasami promovon projektin e rrethojave përgjatë lumit Shkumbin

Kasami promovon projektin e rrethojave përgjatë lumit Shkumbin

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me drejtorin e Byros për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi, ka promovuar sot projektin e rrethojave të vendosura përgjatë lumit Shkumbin, në një gjatësi prej 3153 metrash.

Ky investim i rëndësishëm ka për qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët të cilët frekuentojnë këtë pjesë të qytetit. Kasami tha se komuna do të vazhdojë me projekte të ngjashme që ofrojnë siguri dhe përmirësojnë cilësinë e jetesës së qytetarëve.

“Kjo është një dëshmi se si pushteti qendror dhe ai lokal, me bashkëpunim të ndërsjellë, arrijnë të sjellin projekte konkrete për të mirën e qytetit”, u shpreh kryetari Kasami, duke falënderuar Daut Memishin për angazhimin dhe kontributin e tij.

“Ditë të mira po vijnë për Tetovën”, përfundoi Kasami.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments