Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka përcjellë një mesazh informues për qytetarët lidhur me ecurinë e punimeve në dy institucione të rëndësishme arsimore në qytet.
Përmes një njoftimi publik, Kasami bëri të ditur se punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme “Tekstile” dhe të Gjimnazit “7 Marsi” po vazhdojnë me intensitet të lartë, duke theksuar angazhimin e institucioneve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Tetovë.
Ai u shpreh se këto projekte janë pjesë e investimeve strategjike të komunës në arsim.
“Me këto pamje, ku puna për ndërtimin e Shkollës së mesme “Tekstile” dhe Gjimnazit “7 Marsi”, vazhdon me intensitet të lartë, ju uroj javë të mbarë!”, ka shkruar Kasami.
Në fund të njoftimit, kryetari i Tetovës uroi qytetarët për një javë të mbarë, duke ritheksuar përkushtimin e tij për realizimin e projekteve në shërbim të komunitetit.




