Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar ndaj spekulimeve dhe lajmeve të rreme që qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale, duke theksuar se ndërtimi i stadiumit po ecën sipas dinamikës së parashikuar.
Larg manipulimeve dhe lajmeve të rreme! Stadiumi po bëhet sipas dinamikës së parashikuar!”, ka shkruar Kasami në profilin e tij zyrtar, duke shpërndarë gjithashtu një video që tregon punimet në terren.
Ky reagim vjen pas informacioneve të pavërteta që qarkulluan së fundmi për vonesa në realizimin e projektit, ndërsa kryetari ka theksuar se ndërtimi vijon sipas afateve të planifikuara.
https://www.facebook.com/watch/?v=758989563772472