8 C
Tetovo
E diel, 23 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKatër vite nga tragjedia e autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45...

Katër vite nga tragjedia e autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona

Sot bëhen katër vite që kur ndodhi aksidenti i autobusit ‘Besa Trans’ në Bullgari ku vdiqën 45 persona nga Maqedonia e Veriut, një nga tragjeditë më të mëdha në vend.

Në korrik 2025 rifilloi gjykimi për këtë rast pasi Gjykata e Apelit në dhjetor 2024 pranoi ankesat e të akuzuarve dhe shfuqizoi vendimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans”, me të cilin pronari Bekim Haxhiu u dënua me 20 muaj burg.

Sipas aktakuzës, 41-vjeçari Bekim Haxhiu, si pronar i “Besa Trans” nga fshati Rashçe, përmes shoferëve që drejtonin autobusin, ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Me certifikatën e falsifikuar të licencës për qarkullim ndërkombëtar, autobusi është larguar 20 herë nga vendi vitin 2021 nga data 10 janar deri në aksidentin e nëntorit.

Tragjedia ndodhi më 23 nëntor të 2021 në orët e para të mëngjesit, kur autobusi “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek. Në mesin e 45 të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa 7 mbijetuan.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments