Një rast i rëndë është regjistruar në fshatin Gajre, mëson Tetovasot.
Sipas informacioneve të Tetovasot, më 20.02.2026, personi Z.I. (39) nga fshati Gajre ka denoncuar se rreth orës 20:00 është ndaluar nga L.M. dhe një i mitur 16-vjeçar, të cilët kanë dalë nga automjeti “Golf” me targa të Tetovës dhe me forcë e kanë futur në oborrin e një shtëpie në pronësi të L.M.
Sipas denoncimit të siguruar nga Tetovasot, ai është kërcënuar me armë zjarri dhe është sulmuar fizikisht me send të fortë.
Rreth orës 21:50, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, policia ka privuar nga liria A.M. (43) dhe E.M. (20) nga fshati Gajre, të cilët janë gjetur në automjetin “Golf”. Në prani të prindit është ndaluar edhe i mituri 16-vjeçar. Po ndërmerren masa për gjetjen e L.M., njofton Tetovasot.

