Dje në orën 06:20 në SPB Shkup, B.N. (26) nga Kërçova ka raportuar se në autostradën “Miqësia”, pranë pikës së pagesës “Miladinovci”, komuna e Petrovecit, ndërsa ishte i parkuar në një automjet pasagjerësh, pesë persona të panjohur kanë ndaluar me një tjetër automjet dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë marrë para dhe sende të tjera.
Policia ka njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.


