8 C
Tetovo
E diel, 25 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKërkohej nga Interpoli, arrestohet shtetasi i Gjermanisë në kufirin e Bllacës

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet shtetasi i Gjermanisë në kufirin e Bllacës

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në pikën kufitare “Bllacë” është arrestuar një shtetas i Gjermanisë, i cili kërkohej nga Interpoli.

Nga MPB shtojnë se i njëjti është dërguar në stacionin e policisë në Kisella Vodë të Shkupit.

“Më datë 23.11.2023 në ora 15:50 në pikën kufitare “Bllacë”, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria M.L.(31) nga Republika Federale e Gjermanisë, pasi gjatë kontrollit të kryer është konstatuar se në evidencën zyrtare i njëjti është me masën “arresto” me kërkesë të Interpolit. Personi është ndaluar në Stacion të Policisë në Kisella Vodë, për procedim të mëtejshëm”, thonë nga MPB.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments