Në vitin e ri, qytetarët e Maqedonisë do të kenë pesë fundjava të zgjatura, ku e para do të jetë gjatë festave të Krishtlindjes, kur ditët e pushimit do të jenë e hëna dhe e marta – 6 janar (nata e Krishtlindjes) dhe 7 janar (dita e Krishtlindjes). Fundjava e zgjatur do të jetë gjithashtu për Kurban Bajramin, i cili bie më 30 mars, dhe sipas ligjit, dita e pushimit transferohet për të hënën, më 31 mars.

Qytetarët do të pushojnë më gjatë edhe për Pashkët, ku dita e pushimit për të gjithë qytetarët do të jetë e hëna, më 21 prill (dita e dytë e Pashkëve). Gjatë këtyre festave, për besimtarët ortodoksë, pushim do të jetë edhe e premtja e Madhe – 18 prill.

Fundjava e zgjatur do të ketë edhe për Ditën e Pavarësisë – 8 Shtator, e cila këtë vit bie në të hënën, si dhe për 8 Dhjetor – Shën Klimenti i Ohrit, që po ashtu bie në të hënën.

Nga gjithsej 11 ditë pushimi për të gjithë qytetarët, pesë prej tyre bien ose në të premte ose në të hënë, duke u lidhur me fundjavën, ose në të dielën, dhe sipas Ligjit, ditët e pushimit transferohen në të hënën.

Festat për të gjithë qytetarët e RMV në vitin 2025:
• 1 janar (e mërkurë): Viti i Ri
• 7 janar (e martë): Krishtlindjet, dita e parë sipas kalendarit ortodoks
• 30 mars (e diel): Fitër Bajrami, dita e parë (dita e pushimit është e hëna, më 31 mars)
• 21 prill (e hënë): Pashkët, dita e dytë sipas kalendarit ortodoks
• 1 maj (e enjte): Dita e Punës
• 24 maj (e shtunë): “Shën Kirili dhe Metodi” – Dita e iluministëve sllavë
• 2 gusht (e shtunë): Dita e Republikës
• 8 shtator (e hënë): Dita e Pavarësisë
• 11 tetor (e shtunë): Dita e Kryengritjes Popullore
• 23 tetor (e enjte): Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
• 8 dhjetor (e hënë): “Shën Klimenti i Ohrit”