8 C
Tetovo
E enjte, 5 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKim Jong-Un: Jemi gati të furnizojmë me raketa Iranin, një raketë e...

Kim Jong-Un: Jemi gati të furnizojmë me raketa Iranin, një raketë e vetme zhduk Izraelin

Kim JongUn udhëheqësi i Koresë së Veriut deklaroi se vendi i tij është i gatshëm t’i furnizojë me raketa Iranin nëse Teherani do ta kërkojë një gjë të tillë.

Në një deklaratë të bërë nga Pheniani, Kim tha se “një raketë e vetme do të ishte e mjaftueshme për të zhdukur Izraelin”, duke shtuar edhe më tej tensionet në një situatë tashmë të brishtë në Lindjen e Mesme.

Autoritetet në Phenian kritikuan gjithashtu sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke i cilësuar ato si “ilegale dhe në shkelje të sovranitetit iranian”.

Deklarata e udhëheqësit verikorean vjen në një moment kur tensionet në rajon mbeten të larta dhe komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet mes Izraelit dhe Iranit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments