8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKoka: Osmani shpërndan numrin në fushatë, por pas zgjedhjeve zhduket

Koka: Osmani shpërndan numrin në fushatë, por pas zgjedhjeve zhduket

Shefi i shtabit të VLEN në Çair, Besim Koka, ka akuzuar kandidatin e BDI-së për kryetar të komunës, Bujar Osmani, për hipokrizi dhe mungesë kontakti me qytetarët.

“Bujari, me zanatin e vjetër, gjatë fushatës shpërndan numrin e telefonit derë më derë, por sapo mbarojnë zgjedhjet, e ndërron numrin dhe zhduket. Këtë nuk e themi vetëm ne, këtë e di i gjithë Çairi. Madje hallin nuk e kanë vetëm qytetarët, por edhe vetë bashkëpartiakët e tij, që ankohen se as atyre nuk u hap telefonin”, tha Koka.

Sipas tij, kjo është dëshmi se BDI dhe kandidati i saj nuk kanë qenë kurrë pranë qytetarëve, por vetëm u kujtohen në prag të zgjedhjeve.
VLEN, siç theksoi Koka, do të sjellë një qasje të re të politikës, komunikim të vazhdueshëm, transparencë dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments