Komuna e Tetovës nga sot do të ketë një dritare të re për qytetarët e saj, faqen e re zyrtare të internetit. Kjo u bë e ditur nga kryetari i komunës, Bilall Kasami, i cili theksoi se platforma nuk është vetëm një faqe interneti, por një hap i rëndësishëm drejt transparencës, lehtësisë dhe kursimit të kohës për secilin qytetar.
“Ne duam një komunë që vjen tek qytetari, jo qytetari tek sporteli. Ky është vetëm fillimi i Tetovës më moderne, më afër dhe më në shërbim të të gjithëve,” u shpreh Kasami.
Faqja e re ofron qasje më të shpejtë në informata, shërbime dhe komunikim me institucionet lokale, duke shënuar një etapë të re të digjitalizimit në qytet.