8 C
Tetovo
E hënë, 26 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKomuna e Tetovës njofton: Shpërndarja e kartelave RFID për nxënësit e shkollave...

Komuna e Tetovës njofton: Shpërndarja e kartelave RFID për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

📢 NJOFTIM PËR NXËNËSIT

Njoftohen nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të përfshirë në listat e dorëzuara nga shkollat se kartelat RFID për transport publik mund të merren nga sot deri ditën e premte (30.01.2026) në zyrat e NP “Tetova Transport” – Tetovë, në periudhën kohore:
🕗 Nga ora 08:00 deri në ora 16:00

✅ Nxënësit e shkollave fillore – kartelën duhet ta marrin personalisht me shoqërimin e një prindi/kujdestari, duke paraqitur dokument identifikimi (pasaportë ose certifikatë lindjeje).

✅ Nxënësit e shkollave të mesme – kartelën mund ta marrin personalisht, duke paraqitur dokument identifikimi (pasaportë, letërnjoftim ose certifikatë lindjeje).

👉 Ju lutemi të pajiseni me kartelën në kohë për të shfrytëzuar transportin publik pa pengesa.

📍 Adresa: Rr. Ilindenska nr. 335, 1200 Tetovë, Objekti 701, Zyra nr. 08 (UEJL)
🚌 NP “Tetova Transport” – Tetovë

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments