8 C
Tetovo
E diel, 19 Tetor, 2025
BallinaLajmeKondarko: Rezultatet e para nga votimi i sotëm do të dihen rreth...

Kondarko: Rezultatet e para nga votimi i sotëm do të dihen rreth mesnatës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se rezultatet e para nga zgjedhjet lokale të sotme do të bëhen të ditura rreth mesnatës.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në konferencën e sotme për media tha se është marrë vendim që anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore gjatë procesit të numërimit të votave të jenë të pranishëm në përbërje të plotë, me qëllim rritjen e efikasitetit, kontrollit mbi procesverbalet, shpejtësisë dhe transparencës gjatë numërimit të votave.

„Në të gjitha zgjedhjet lokale, numërimi i votave ecën më ngadalë dhe për këtë arsye shpallja e rezultateve të votimit bëhet më vonë. Kështu është në të gjitha zgjedhjet lokale, sepse votohet në dy fletëvotime, ndërsa në Qytetin e Shkupit në katër fletëvotime. Gjatë ditës, çdo dy orë do të japim informacione përmes konferencave për media, ndërsa konferenca e fundit do të mbahet pas orës 19:00, pas përfundimit të votimit, dhe ajo do të jetë për daljen në zgjedhje. Rezultatet e para do të dihen rreth mesnatës“, tha Kondarko.

Lidhur me votimin e djeshëm – të sëmurët, personat e palëvizshëm, të burgosurit dhe banorët e shtëpive të të moshuarve – ai tha se edhe këto fletëvotime do të numërohen pas orës 19:00, pra pas mbylljes së vendvotimeve.

„Këto fletëvotime nuk ndahen dhe nuk numërohen veçmas, por do të vendosen dhe do të numërohen së bashku me të gjitha fletëvotimet e tjera nga votimi i sotëm“, theksoi Kondarko.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments