Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka mohuar se ka ndonjë nismë për krijimin e një lëvizje apo partie të re nga disa deputetë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Korencia thotë se as ai si deputet nuk ka bërë ndonjë lëvizje për diçka të tillë.
“Nuk ka asnjë nismë të re politike sa i përket ndonjë grupi të ri jashtë Lëvizjes Vetëvendosje. Sa i përket pozicionit tim si deputet nuk ka ndonjë lëvizje të re për të krijuar ndonjë lëvizje të re apo parti politike”, ka thënë Korenica në Tëvë 1.
Korenica ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin e Lëvizjen Vetëvendosjes në pajtohet për disa çështje programore të Qeverisë.
Sa i përket qeverisjes aktuale të Kurtit, ka thënë se kjo është qeveria më e mirë nga partitë tjera. Por ai vlerëson se kjo qeveri ka mundur të bëjë më shumë.
Për mundësinë e formimit të një partie të re ka folur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i cili ka konfirmuar se nuk i përket ndonjë grupacioni të caktuar pavarësisht që ka qëndrime ndryshe për disa tema me partinë nga e cila vjen ai.
Rrahmani ka thënë se për zgjedhjet e ardhshme do të shqyrtoj fillimisht qëllimin dhe planin qeverisës të Vetëvendosjes, pastaj do të vendos të jetë apo jo pjesë e listës garuese për deputet.