Numri i popullsisë në Kosovë është mbi 1.5 milionë, sipas të dhënave preliminare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Prej tyre, afro 800 mijë meshkuj dhe mbi 790 mijë femra.

Ndërkaq, nga 38 komuna të Kosovës 29 prej tyre kanë zvogëlim të numrit të popullsisë, ndërsa në 9 të tjera është shënuar rritje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se regjistrimi i popullsisë nuk është vetëm një ushtrim statistikor, por një reflektim i përkushtimit për të adresuar nevojat e popullatës.

Ai tha se me të dhëna të sakta jemi të sigurtë që nuk do ta humbim rrugën.

RIA
MAQEDONIA
SPORTI
SHOWBIZ
DIASPORA
AKTUALE
Kosova me 1.5 milionë banorë, Kurti: Statistikat e mirëfillta janë si GPS për të ardhmen e vendit tonë
MË: 12 KORRIK 2024 NË ORA: 14:45

Foto nga vendi i ngarjes
Numri i popullsisë në Kosovë është mbi 1.5 milionë, sipas të dhënave preliminare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Prej tyre, afro 800 mijë meshkuj dhe mbi 790 mijë femra.

Ndërkaq, nga 38 komuna të Kosovës 29 prej tyre kanë zvogëlim të numrit të popullsisë, ndërsa në 9 të tjera është shënuar rritje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se regjistrimi i popullsisë nuk është vetëm një ushtrim statistikor, por një reflektim i përkushtimit për të adresuar nevojat e popullatës.

closevolume_off
Ai tha se me të dhëna të sakta jemi të sigurtë që nuk do ta humbim rrugën.

Kurti potencoi se nxjerrja e të dhënave të plota dhe të sakta do tu mundësojë shfrytëzuesve dhe vendimmarrësve për orientim të politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët.

Ai shtoi se pa statistika cilësore, edhe vendimet mund të jenë të pasakta dhe jocilësore.

Kurti: Me të dhëna të sakta jemi të sigurt se nuk do ta humbim rrugën

“Ky regjistrim nuk është thjeshtë një ushtrim statistikor, është një reflektim i përkushtimit tonë për të kuptuar dhe adresuar nevojat e popullatës tonë…Statistikat e mirëfillta janë si GPS për të ardhmen e vendit tonë. Me të dhëna të sakta jemi të sigurt se nuk do ta humbim rrugën dhe do ta gjejmë destinacionin tonë. Përndryshe, pa to do të përfundojmë duke bërë rrotullime zigzage e rrjedhimisht të humbim resurset e vlefshme. Rezultatet e një procesi të regjistrimit me karakteristikat e tyre që përfshijnë shtrirjen gjeografike, demografike, sociale dhe ekonomike, madhësinë e përbërjen e ekonomive familjare, kushtet e jetesës, nivelin e edukimit e të tjera duke filluar nga zonat më të vogla, ose nëngrupe të popullsisë e bëjnë unik dhe të vetëm regjistrimin. Nxjerra e të dhënave të shumta, të plota dhe të sakta do tu mundësojë të gjithë shfrytëzuesve dhe vendimmarrësve, duke filluar nga niveli lokal e qendror, por edhe për organizata donatore e investitorët perspektivë për orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët. Pa të dhëna të sakta, pa statistika cilësore, edhe vendimet mund të jenë të pasakta dhe jo cilësore”, tha Kurti.

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha se numri rezidentë i banorëve në Kosovë është 1 milionë e 586 mijë e 659 banorë.

Ndërkaq, nga diaspora sipas të dhënave preliminare janë regjistruar 600 mijë banorë.

Ai tha se 795 mijë e 46 janë meshkuj, ndërsa 791 mijë e 614 femra.

Kastrati tregoi se janë 560 mijë banesa të banueshme dhe se ekonomitë familjare janë në rritje me 353 mijë.

Kastrati tregoi se në vitin 2011 mosha mesatare ishte 29 vjet ndërsa në vitin 2024 rreth 34 vjet.

Ai potencoi se në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë pati bojkotim në masë të madhe gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.

Kastrati: Sipas regjistrimit 2024 Kosova 1 milionë e 586 mijë e 659 banorë

“Në katër komunat veriore të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë pati bojkotim në masë të madhe përkundër se është regjistruar një pjesë e popullsisë… Ekonomitë familje në vitin 2011 ishin rreth 300 mijë, 297 mijë e 91 ekonomi familjare, tani ka një rritje të ekonomive familjare 353 mijë. Kjo nënkupton se ekonomitë familjare në Kosovë, nuk janë si në të kaluarën të mëdha por janë zvogëluar…Ky është numri i popullsisë sipas të dhënave preliminare në Kosovë. Pra, është vetëm numri i popullsisë i cili është regjistruar në Kosovë…Nuk përfshihet, që ka pasur nën regjistrim apo mbi regjistrim, këtu nuk përfshihet diaspora. Ky është numri i popullsisë rezidente në Kosovë. Sipas regjistrimit 2024 Kosova 1 milionë e 586 mijë e 659 banorë. Prej tyre, pak ka dallim meshkuj me femra. 795 mijë 46 (meshkuj) dhe 791 mijë (femra). Të dhënat preliminare nga diaspora, janë rreth 600 m ijë deri më tani, janë regjistruar nga diaspora, sigurisht ka kohë edhe pak (për regjistrim). 9 komuna kishin rritje, ndërsa 29 të tjera kishin zvogëlim. komuna e cila është rritur më së shumti gjatë kësaj periudhe, rreth 84 për qind është Fushë Kosova”, tha Kastrati.

Koordinatorja për zhvillim në UNKT, Arnhild Spence, tha se regjistrimi i popullsisë është një arritshmëri në shtegtinë kosovare drejt zhvillimit. Ajo tha se zhvillimi i qëndrueshëm bazohet në të dhëna dhe se në Kosovë kemi shumë të tilla.

Spence theksoi se duhet kushtuar vëmendje zvogëlimit të varfërisë, për çka potencoi se zhvillimi i ekonomisë nuk është i barabartë dhe se duhet punuar qe të përfitojnë ata që janë më të cenueshëm.

Spence:Ata që janë më të cenueshmit të përfitojnë nga rritja ekonomike

“Nga perspektiva zhvillimore regjistrimi i popullatës është një arritshmëri në rrugëtimin e shtegtimin kosovar drejt zhvillimit. Është një tërësi e të dhënave që na mundëson që të kuptojmë demografinë e ndryshueshme dhe nevojat e evolueshme të njerëzve…Do të kemi informata sa i përket trendit të varfërisë, gjendja e sistemit të shëndetësisë, arsimit, punësimit, nevojave të minoriteteve dhe shumë më shumë. Sa i përket zvogëlimit të varfërisë, me të vërtetë duhet t’i kushtojmë vëmendje ndarjes në rritje në mes atyre nga pjesët urbane dhe rurale. Ata që në rurale mbesin pas dore…Zhvillimi ekonomik nuk është i barabartë dhe kërkoj përpjekje shumë të madhe që të sigurohemi që mos ta lëmë askënd prapa. Dhe ata që janë më të cenueshmit të përfitojnë nga rritja ekonomike, kjo është për çka qëndrojmë në Kombet e Bashkuara dhe vazhdojmë me qeverinë në këtë drejtim”, potencoi Spence.

Ndërkaq, për aspektin ndërkombëtar të Regjistrimit të Popullsisë foli Eduard Jongstra, për çka tha se kanë vëzhguar intervista për së afërmi dhe është vërtetuar se pyetësori i përmbushë të gjitha rekomandimet që ekzistojnë në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, mbresëlënës ka qenë përdorimi i teknologjisë moderne, derisa përmendi edhe përdorimin e të dhënave GPS.

Jongstra: Mbresëlënës ka qenë përdorimi i teknologjisë moderne në procesin e regjistrimit

“Kemi dalur në terren dhe kemi vizituar shumë komuna, kemi vëzhguar, vrojtuar kryerjen e intervistave për së afërmi…Kemi vërejtur edhe pse nuk ka qenë më të vërtetë objektiva jonë por kemi vërejtur që pyetësori që është përdorur për këtë regjistrim të popullatës i përmbushë të gjitha rekomandimet të cilat ekzistojnë në arenën ndërkombëtare sa i përket regjistrimit të popullatës dhe ekonomive familjare dhe shtëpive…Çfarë kemi hasur e na ka dukur mjaftë mbresëlënëse për këtë regjistrim të popullatës ka qenë përdorimi i teknologjisë moderne…Fakti që regjistrimi i popullatës është bërë duke i përdorur tabletat e përshpejton procesin jashtëzakonisht, por edhe e përmirëson edhe cilësinë e të dhënave”, tregoi Jongstra.

Regjistrimi i popullsisë ka filluar me 5 prill dhe ka përfunduar me 24 maj.