As sot kryeministi Dimitar Kovaçevski nuk bëri me dije se kur do të takohet me liderin e opozitës maqedonase Hrisitjan Mickoskin, në lidhje me Qeverinë teknike. Ndërkaq, përsëriti se dorëheqja e tij do të jetë në pajtim me afatin e paraparë kohor.
Dimitar Kovaçevski, kryeministër
“Sa i përket dorëheqjes, ajo do të jetë në afatin e paraparë kohor, besoj në fund të javës që vjen. Edhe dje kishte komunikatë nga Kuvendi në lidhje me datat për votim të Qeverisë teknike, kështu që ajo pjesë është e kryer, ashtu siç është e paraparë me ligj”.
Me VMRO-në shtoi Kovaçevski do të diskutojnë rreth përgatitjes së procesit zgjedhor.
Dimitar Kovaçevski, kryeministër
“Shihni, Qeveria teknike është e definuar në pajtim me ligjin. LSDM doli me kandidatë sipas statutit të miratuar nga Kuvendi Qëndror për Qeveri teknike. Njejtë, me siguri do të bëjë edhe VMRO-DPMNE, do të shkohet në Kuvend dhe do të votohet për Qeveri teknike dhe më pas fillojnë zgjedhjet”.
Në fundjavë, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se nuk e mbështesin kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferin për kryeministër, prandaj dhe nuk do ta votojnë Qeverin teknike. Të ejten, VMRO do ta mbaj Kuvendin Qendror dhe Ekzekutiv të partisë.
Ndërkaq, seanca për zgjedhjen e Qeverisë teknike është caktuar për më 27 dhe 28 janar. Deri atëherë kryeministri Kovaçevski duhet të japë dorëheqje. Njëjtë duhet të veproj edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili do të bëhet kryeminsitër teknik. Në vendin e kryeparlamentarit Xhaferit, do të zgjidhet Jovan Mitreski.