Voska Sport nga Ohri sot (e diel, ora 17:00), në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit do të jetë mysafir i Shkupit, në kuadrin e javës së parë në Ligën e parë.
Trajneri Seit Kreka ka folur për Open-TV në prag të kësaj ndeshje.
“Me sukses kemi zhvilluar fazën përgatitore në Ohër, të gjithë kemi bërë maksimumin dhe jemi të gatshëm për ndeshjet e kampionatit. Uroj të gjithë lojtarët dhe stafin për punën e mirë që kanë bërë gjatë kësaj faze.
Ne e dimë se sa e rëndësishme dhe sa e vështirë është ndeshja me Shkupin, por ne kemi punuar mirë dhe do të bëjmë maksimumin që në fund të marrim atë që duam.
Ne e vlerësojmë punën tonë, fokusin tonë të përditshëm dhe presim përgjigje pozitive në ndeshjet e kampionatit”, deklaroi ai.
Nesër, e diel, ora 17:00
Besa-Dobërdoll-Shkëndija Tetovë
Shkupi-Voska Sport
Struga Trim Lum-Tikvesh
Pelister-Gostivari
Rabotnicki-Sileks
Brera-Vardar