Senatori amerikan Bernie Sanders kritikoi liderët e Kongresit që ftuan kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të folur në një sesion të përbashkët të Kongresit.
“Është një ditë shumë e trishtuar për vendin tonë që kryeministri Benjamin Netanyahu është ftuar nga liderët e të dyja palëve për të folur në një takim të përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Netanyahu është një kriminel lufte. Ai nuk duhet të ftohet për të folur në një takim të përbashkët të Kongresit. Unë sigurisht që nuk do të marr pjesë”, tha Sanders në një deklaratë.
Vërejtjet e tij erdhën një ditë pasi udhëheqësit e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së ftuan të premten Netanyahun për të folur në një sesion të përbashkët të Kongresit dydhomësh.