E mërkurë, 30 Prill, 2025
BallinaLajmeBotaKriza që po trondit botën? Kush është presidenti që po luan me...

Kriza që po trondit botën? Kush është presidenti që po luan me zjarrin?

Në një lëvizje dramatike dhe të paparalajmëruar, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen ushtarake të martën në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin YTN. Yoon nuk specifikoi saktësisht se çfarë masash do të merreshin, por e justifikoi vendimin si të nevojshëm për të “mbrojtur rendin kushtetues”.

Yoon akuzoi partitë opozitare, të cilat kanë shumicën në parlamentin e Koresë së Jugut, për marrjen peng të procesit parlamentar, një referencë me sa duket te një mocion i Partisë Demokratike të opozitës për të shkarkuar disa nga prokurorët kryesorë të vendit dhe refuzimin e propozimit të fundit të buxhetit të qeverisë.

Në mënyrë më të egër, dhe ndoshta për të fituar mbështetjen popullore për veprimin e tij të jashtëzakonshëm, Yoon përmendi ‘kërcënimin nga forcat e Koresë së Veriut’ dhe dëshirën e tij për ‘çrrënjosjen e forcave të neveritshme antishtetërore pro-Koresë së Veriut që po plaçkitin lirinë dhe lumturinë e popullit tonë’.

Yoon ka qenë nën presion të madh në muajt e fundit pasi ai ka luftuar për të çuar para axhendën e tij. Ai i fitoi zgjedhjet me një diferencë shumë të vogël dhe është përballur me skandale të shumta në lidhje me manipulimin e aksioneve dhe një aferë të turpshme në lidhje me gruan e tij dhe pranimin e dhuratave luksoze si një çantë Dior – për të cilën Yoon duhej të kërkonte falje (‘Ajo duhej të ishte sjellë më mirë’, tha ai).

Njoftimi i Yoon është një kujtesë se sa e paqëndrueshme dhe e dhunshme ishte politika e Koresë së Jugut në të kaluarën jo shumë të largët. Bëhet fjalë për një periudhe të tmerrshme, për të cilën ai është shumë i vetëdijshëm. Në fund të vitit 1979, presidenti autokratik Park Chung Hee u vra nga drejtuesi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Koreane.

Kjo përshpejtoi një grusht shteti që vendosi një diktaturë ushtarake me gjendjen e shtetrrethimit të vendosur në të gjithë vendin. Goditja brutale kulmoi me shtypjen e një kryengritjeje civile në qytetin e Gwangju (masakra e Gwangju, e cila mori qindra jetë).

Babai i Yoon ishte një profesor universiteti në kohën kur të gjitha kolegjet u mbyllën nga regjimi ushtarak si qendra të mundshme të opozitës. Vetë Yoon ishte aq i prekur nga kryengritja e Gwangju, saqë ai improvizoi një gjyq si prokuror ku kërkohej dënimi me vdekje për Chun Doo Hwan (presidenti i republikës, i cili uzurpoi pushtetin pas vrasjes së Park Chee Hee). Nga frika e burgimit për pjesëmarrjen e tij në këtë gjyq të improvizuar ai u arratis në provincën Gangwon.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments