Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) e informon shtypin se sipas Rregullave të Furnizimt me Energji Termike si dhe Sistemit Tarifor të Shitjes së Energjisë Termike, sezoni i ngrohjes përfundon më 15 prill dhe fillon e ashtuquajtura periudha kalimtare e cila zgjat deri më 30 prill.
Duke filluar nga nesër deri ne fund të muajit prill, nëse temperatura e jashtme mesatare e parashikuar për ditën e ardhshme është e barabartë ose më e ulët se 12 ºС, furnizuesi, në hapësirat e ngrohjes nga ora 06:00 deri në ora 22:00, gjatë ditës është i detyruar të sigurojë temperaturën e ngrohjes prej 20+1 ºC.