E martë, 22 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKRRE Sot vendos për tarifën e re të energjisë elektrike, Mickoski: Do...

KRRE Sot vendos për tarifën e re të energjisë elektrike, Mickoski: Do të jetë rritje minimale

Komisioni rregullator për energjetikë sot në konferencë për shtyp do t’i kumtojë vendimet lidhur me çmimin e sistemit përçues dhe distributiv për energjinë elektrike (MEPSO, Elektro-distribuimi, MEMO).

SHA EMV në tenderin e fundit të EVN HOUM ofroi çmim prej 62 eurove për megavat orë që është për dy euro më i lartë se çmimi i deritanishëm që SHA EMV ia shiste furnizuesit universal. Ky çmim ka ndikim më të madh ndaj çmimit të rrymës të cilën qytetarët do ta paguajnë nga 1 janari.

Kryeminsitri Hristian Mickoski tha se nuk pret ndryshime të mëdha në çmimin e rrymës, ndërsa nëse vjen deri te diçka e tillë atëherë sipas tij, rritja do të duhej të jetë minimale prej një deri tre për qind.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments