Reagimet ndaj vendimit të pamatur të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët për t’u larguar nga Koalicioni i Ndryshimit dhe për t’u afruar me z. Ali Ahmeti po shtohen dita-ditës.
Një nga zërat më kritikë ka qenë Daradan Hyseni, një ndër aktivistët më të spikatur të Aleancës në Çair dhe Shkup, i cili ka mbajtur disa funksione brenda partisë.
I njohur si një nga shtyllat kryesore të organizimit politik të Aleancës në Shkup, Hyseni është vlerësuar për urtësinë, përkushtimin dhe angazhimin e palodhur me të rinjtë , duke ndërtuar një bazë të fuqishme rinore në kryeqytet.
I indinjuar nga drejtimi i ri politik i kryetarit Taravari dhe afrimi i tij me Ali Ahmetin, Hyseni ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar:
“Vazhdojmë të njëjtës rrugë!”
Këto ditë, gjithnjë e më shumë struktura të larta partiake dhe anëtarë të Aleancës po distancohen nga ky veprim i njëanshëm i Taravarit.