8 C
Tetovo
E hënë, 6 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKryeparlamentari Afrim Gashi viziton shkollën speciale “Dr. Zlatan Sremec” në kuadër të...

Kryeparlamentari Afrim Gashi viziton shkollën speciale “Dr. Zlatan Sremec” në kuadër të Javës së Fëmijëve

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës së Fëmijëve, kryeparlamentari Afrim Gashi, realizoi një vizitë në shkollën fillore speciale “Dr. Zlatan Sremec” në Shkup.

Gjatë vizitës, kryeparlamentari Gashi u takua me nxënësit dhe stafin pedagogjik të shkollës, duke shprehur mirënjohje për punën e palodhur të ekipit profesional që siguron një mjedis gjithëpërfshirës dhe mbështetës për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Pata kënaqësinë e veçantë të ndaj këtë moment domethënës me fëmijët e jashtëzakonshëm të kësaj shkolle, një shembull i angazhimit të përbashkët për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të çdo fëmije”, shkroi Gashi në një postim në Facebook.

Ai theksoi se shoqëria ka një përgjegjësi të përbashkët për të siguruar të drejta të barabarta, akses të drejtë në arsim cilësor dhe mbështetje të vazhdueshme për të gjithë fëmijët, pa përjashtim.

Kryeparlamentari nënvizoi se institucionet kanë detyrimin të jenë zë i fëmijëve dhe garantues të mirëqenies së tyre.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments