Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoj, sot kanë vizituar komunitetin turk në Komunën e Vasilevës.
“Sot në vizitë qëndrova në fshatin Visoka Maala në Komunën e Vasilevës, i shoqëruar nga ambasadori Turk në RMV Fatih Ullusoj ku vizitova komunitetin turk të këtij rajoni ku dëgjuam hallet dhe problemet e banorëve. Mikpritja e banorëve të kësaj ane na nderoi pa masë. Maqedonia e Veriut si shtet pasurinë më të madhe ka multikulturalizmin që reflektohet në tërë territorin e shtetit tonë”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi në rrjetin social Facebook.