8 C
Tetovo
E enjte, 8 Janar, 2026
BallinaLajmeKryeparlamentari Gashi uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje
- Advertisment -spot_img

Kryeparlamentari Gashi uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse, duke theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore si vlera themelore për stabilitetin institucional dhe demokratik të shtetit.

Në urimin e tij, Gashi thekson se kjo festë përbën një moment reflektimi dhe përgjegjësie të përbashkët, duke shprehur dëshirën që Krishtlindjet të sjellin qetësi, shëndet dhe mirëqenie në familjet e të gjithë qytetarëve që e festojnë.

Ai gjithashtu nënvizon se fryma e kësaj feste duhet të shërbejë si nxitje për mirëkuptim dhe bashkëpunim qytetar, në funksion të forcimit të kohezionit shoqëror dhe bashkëjetesës ndërfetare në vend.

Urimi i plotë i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi:

Të nderuar qytetarët të besimit ortodoks,

Me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, Kuvendi u përcjell urimet më të mira të gjithë qytetarëve që e shënojnë këtë festë. Kjo ditë përbën një mundësi për të theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore, si vlera themelore mbi të cilat ndërtohet stabiliteti institucional dhe demokratik i shtetit.
Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë deputetëve, shpreh dëshirën që kjo festë të sjellë qetësi, shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja. Le të shërbejë kjo periudhë si një nxitje për përgjegjësi të përbashkët, mirëkuptim dhe bashkëpunim qytetar.

Urime Krishtlindjet!

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments