Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq, ka thënë se njohja e ndërsjellët Kosovë-Serbi do të ndikonte në ecjen përpara për të dy vendet.

Zupançiq, ka kërkuar ndryshim të qasjes së Serbisë, ku ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë dhe ende kryesit dhe përgjegjësit e tij janë të lirë.

“Kemi sulmin terrorist ku ka marrë përgjegjësin një person, por nuk ka marrë dënimin, ka një frusitm është e vërtetë. Dua të shoh që autoritet e Serbisë të bëjnë ndryshim në këtë drejtim, sepse në fund të ditës dialogu është ai që shpëton shumë gjëra. I mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat dëshirojnë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe patjetër ne e mbështesim Kosovën”, ka thënë ajo.