Në mbledhjen e rregullt të ASH-së të mbajtur në Selinë qëndore në Tetovë , u sollën disa vendime të rëndësishme organizative dhe strukturore te konsolidimit.
“Ndër pikat e e rendit të ditës ishte edhe kouptimi antarëve të ri të Kryesisë Qëndrore edhe ate Prof Dr. Asim Izairi, nga Çegrani i Gostivarit, urolog i njohur, Dr. Idriz Orana hirurg nga Shkupi, Mr.Sc Njomza Shaqiri, nga Gostivari, doktorante dhe aktiviste e kahmotshme e ASH nga Gostivari e cila u zgjodh edhe Sekretare për barazi gjinore si dhe Profesori Universitar nga Tetova Isak Sherifi, dikur shef i kabinetetit të Kryetarit të PDSH Arbën Xhaferit.
Një pikë tjetër e rëndësishme ishte edhe vendimi i KQ pë shpalljen e zgjedhjeve brenda partiake, ku u formua komisioni i cili do ta përgadis dhe mbikqyr këtë proces të të rëndësishëm të zgjedhjeve të Kryetarëve të degëve, në nivel republikan i cili proces do ta përfundojë para Kongresit e ardhshëm të ASH që pritet të mbahet në Tetor.”, thuhet në njoftim. (INA)