Ministri i Sportit, Borko Ristovski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot zyrtarisht e vunë në përdorim qendrën sportive të rekonstruktuar “Bllok 70”, e cila paraqet një hapësirë moderne të rregulluar, e destinuar për sport, rekreacion dhe avancimin e zakoneve të shëndetshme jetësore.
Me këtë investim, popullata lokale, e veçanërisht popullsia e re, fiton një kompleks sportiv të plotë të rregulluar, që përfshin kënd lojërash për fëmijë, fushë futbolli, fushë basketbolli me dysheme polipropileni, si dhe zonë fitnesi të pajisur me rekvizita moderne.
Rekonstruktimi i qendrës sportive “Bllok 70” është edhe një projekt tjetër i realizuar me sukses nga Ministria e Sportit, në kuadër të programit për ndërtim dhe rinovim të infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, me qëllim krijimin e kushteve cilësore dhe të arritshme për sport dhe rekreacion për të gjithë qytetarët.
Ministria e Sportit edhe më tutje mbetet e përkushtuar në investimet në infrastrukturën sportive në të gjitha komunat e vendit, me angazhim të qartë që sporti të jetë i arritshëm për të gjithë, në çdo qytet dhe në çdo lagje.






