Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gash, së bashku me një delegacion parlamentar, me rastin e 11 korrikut, Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, ka nderuar viktimat e këtij gjenocidi.
Me këtë rast, Afrim Gashi ka vendosur lule me qëllim nderimin, përkujtimin dhe përcjelljen e mesazhit të paqes dhe të mospërsëritjes së gjenocideve askund në botë, e sidomos në hapësirën tonë ballkanike.
Përndryshe,sot bëhen 30 vjet nga ky gjenocid, që la të vrarë 8372 njerëz, ndërsa edhe sot qindra të vrarë mbeten ende të shpërndarë nëpër varre masive, pa një varr dinjitoz në varrezën në Potoçari.