Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mbrëmë ka realizuar vizita në terren për të shprehur mirënjohje ndaj personelit shëndetësor të Spitalit Klinik të Tetovës dhe punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK), të cilët edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve vazhduan shërbimin ndaj qytetarëve.
Fillimisht, Kasami, së bashku me deputeten Kaltrina Beqiri, vizitoi Spitalin Klinik të Tetovës, ku falënderoi drejtuesit e spitalit, mjekët, motrat medicinale dhe gjithë personelin për kujdesin dhe përkushtimin ndaj pacientëve edhe në natën më festive të vitit. Ai theksoi se stafi shëndetësor është gjithmonë pranë qytetarëve, si në ditë feste ashtu edhe në përditshmëri.




