rsz_qenan

Shkruan: Qenan Aliu 

Komisioni Shtetëror Zgjedhorë sot do të duhet të sjellë qëndrim-Konkluzion se a janë krijuar apo së paku a do të mundet edhe për sa ditë të krijohen kushte për zgjedhje kredibile. Shikuar përbërjen sipas Kodit Zgjedhorë, për këtë qëndrim duhet të mbisundojë profesionaliteti dhe sinqeriteti i të gjithëve. Ndonëse përfaqësuesit e partive politike mund të jenë të shtyrë në ndonjë mënyrë për mendimin e tyre , por anëtarët (ekspert-profesionist) duhet të kenë unin e tyre dhe të vendosin sipas fakteve. Pra ajo që nuk premton koha se është paraqitur e gjithë kjo katrahurë në listën zgjedhore nuk është fajtorë ky formacion i KSHZ. Ne duhet të kemi besim tek KSHZ si organ por edhe ky organ duhet të respektojë ligjin.  Nuk ka mundësi kohore të zhvillohet gjithë ai operacion në pajtim me ligjin për të pasur zgjedhje më 05 qershor. Kjo datë është e përcaktuar njëanshëm me trysni politike nga mazhoranca. Ndaj mendimin se poqëse këta anëtarë-ekspert në KSHZ , eventualisht do të vendosin të miratojnë qëndrim se janë apo mund të krijohen kushte për zgjedhje kredibile më 05 qershor, atëherë këta anëtarë ,do të jenë bashkëpjesmarrës në jolegjitimitetin e atyre zgjedhjeve. Vetëm Kuvendi është organ që do të vendos se a do të shpërbëhet apo jo , për të patur zgjedhje , kurse KSHZ gjithsesi do të jetë e obliguar për të zbatuar organizimin e zgjedhjeve por së paku duhet qartë të del me konkluzion. KSHZ-në nuk mund ta shtyjë asnjë faktorë që të pohoj diçka që praktikisht nuk ka patur mundësi kohore të realizohet. Këta punë janë aq ashiqare saqë lehtësishtë janë të kuptueshme edhe për ate që ka njohuri elementare mbi jurisprudencën dhe funksionimin praktik të sistemit.