8 C
Tetovo
E shtunë, 26 Korrik, 2025
BallinaLajmeOpinioneKur dhelpra nuk e mbërrin rrushin, thotë se qenka i tharët

Kur dhelpra nuk e mbërrin rrushin, thotë se qenka i tharët

Koment nga redaksia – (enkas për Tetovasot)

Një valë e re hipokrizie po përpiqet t’i mbulojë dështimet e veta me flamur kombëtar. Ata që për mbi dy dekada e kthyen Tetovën në simbol të keqqeverisjes, klientelizmit dhe varfërimit të qëllimshëm të qytetarit shqiptar, sot po shtiren si mbrojtës të dinjitetit kombëtar, vetëm sepse qyteti nuk u bind më dhe vendosi të ndryshojë drejtim.

Po e përdorin retorikën e “shitjes së Tetovës” sepse nuk po e përtypin dot faktin se qyteti më në fund nuk është më pronë e tyre. Të njëjtët që dikur e renditën në rend të parë Lube Boshkovskin, të akuzuarin e Tribunalit të Hagës, në fushatën zgjedhore për komunën e Tetovës, sot po derdhin lot për shqiptarizmin. Ku ishte zëri i tyre kur ai kriminel nderohej në rresht të parë nga pushteti i asaj kohe?

Po flasin sot për presidentë dhe liderë maqedonas me patetizëm të vonuar, kur vetë ishin ata që për muaj të tërë bënin fushatë me këta presidentë, ndonëse i quanin “të njëanshëm”. Dhe në fund, kur panë që terreni po u rrëshqiste nga duart, bënë thirrje për bojkot zgjedhjesh presidenciale, duke e ndihmuar drejtpërdrejt zgjedhjen edhe të Ivanovit po edhe Siljanovskës në krye të shtetit.

Tani, kur kryetari aktual i Tetovës, Bilall Kasami, për arsye institucionale dhe politike takohet me presidenten aktuale, ju ngrini zërin për “turp kombëtar”? Kur dhelpra nuk e mbërrin rrushin, thotë se qenka i tharët. Por qytetarët nuk janë më naivë. Ata e dinë shumë mirë kush po i flet me sinqeritet dhe kush po bën moral për humbjet e veta personale.

Për mbi 20 vjet, këta që sot bërtasin për “identitet të shitur”, ishin pjesë e çdo koalicioni të mundshëm me BDI-në, me LSDM-në, dhe madje edhe me figura që për shqiptarët kanë qenë simbol i represionit. Këta që sot çirren për “bashkëjetesë të dhimbshme”, kanë bashkëjetuar në pushtet për përfitime personale e poste, duke heshtur për çdo padrejtësi ndaj qytetarëve të tyre. Po ata e rritën Mickovskin dhe e rehabilituan VMRO-në me aleancat e tyre të papërgjegjshme.

Të flasësh për servilizëm sot, kur për mbi dy dekada vetë ke qeverisur duke e përdorur flamurin vetëm për të mbuluar mungesën e dinjitetit dhe vullnetit për reformë, është jo vetëm ironi, por edhe përpjekje e mjerueshme për të fshehur panikun nga humbja e pushtetit.

Jo, Bilall Kasami nuk po bën politikë të përkulur. Po bën politikë të hapur, bashkëkohore dhe të ndershme. Nuk po shkel mbi asnjë simbol, përkundrazi, po e çliron qytetin nga pengmarrja e flamurit për interesa të vogla.

Tetova nuk po shitet. Tetova më në fund është liruar nga hipokrizia dhe po merr frymë si qytet modern. E ju, në vend që të bëni gjyqin e zakonshëm moral, ndoshta është koha të bëni një reflektim për atë që keni bërë me këtë qytet për mbi 20 vjet.

Sepse nuk janë shqiptarët ata që janë zbehur, janë thjesht mashtrimet tuaja që më nuk pinë ujë!

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments