Kryeministri Albin Kurti nga sheshi Skënderbeu, shpalli fitoren e VV-së në këto zgjedhje lokale, raporton SHENJA.
Kurti tha se edhe pse ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare, ato preliminare tha se tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është fituese.
“Nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare, por rezultatet preliminare tregojë një gjë të vërtetë e të saktë, se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Bravo. Urime!”, tha Kurti.
Kurti tha se nga rezultati ajo që dihet është që edhe po të bëhen bashkë dy partitë opozitare, nuk mund ta mbërrijnë VV-në.
“Ajo që dihet nga rezultatet preliminare është që edhe me i ba bashkë LËDËKYHIN, E PËDËKYHIN nuk bajnë sa Vetëvendosja jonë”, tha Kurti.
Ai deklaroi se këto zgjedhje kanë qenë të lira e të ndershme.
“Procesi zgjedhor ka qenë ai i zgjedhjeve të lira e të ndershme, ka qenë proces demokratik i cili nuk ka pasur incidente. E falenderoj Policinë e mekanizmat shtetërorë. Por, këshgtu ndodhë pikërisht kur është qeveria jonë në pushtet…”, deklaroi Kurti.