Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se zgjedhjet ishin demokratike dhe të ndershme. Ai tha se VV është fitues e këtyre zgjedhjeve dhe do ta formojë qeverinë.
“Jemi të parët dhe kjo është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë dhe demokratike. Gjithashtu koalicioni ynë fitues do ta firmojë qeverinë e re, pra Kurti 3 dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë edhe punët që i kemi nisur. Besoj që qytetarët e Kosovës, e kanë dëshmuar suksesshëm rezistencën ndaj luftës hibride. Gjithashtu kemi patur premtimet më absurde të mundshme në këtë fushatë që kanë krijuar një situatë irracionale, por megjithatë jemi fitues, subjekti i parë që do ta formojmë qeverinë. Ata të dytët dhe të tretët edhe po të mblidhen bashkë nuk mund ta formojnë qeverinë”, ka deklaruar Albin Kurti, raporton SHENJA.