Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti vazhdon ta ashpërsojë fjalorin ndaj shqiptarëve, që kur e humbi pushtetin dhe përfundoi në opozitë.
Në konventën e AKI-së në Shkup, Ahmeti i quajti “zagarë” 107 mijë shqiptarët që e kanë votuar VLEN-in, duke pretenduar se ai dhe partnerët e tij janë “shqiponjë”.
Edhe pse e quan veten shqiponjë, Ahmeti nuk ka dhënë akoma përgjigje për transakcionet e biznesit të familjes së tij me serbët e Vuçiqit për shitjen e aksioneve Alta Bankës serbe, për çka VLEN publikoi dokumente dhe dëshmi.
Ndryshe, nuk është hera e parë që Ali Ahmeti eskalon në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve. Në bisedat e përgjuara ai dëgjohet duke i sharë shqiptarët me nënë, duke i quajtur b*thpambukë dhe të ngjashme.