E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeRajoniKusari-Lila: Është shkelje nëse deputetët s’votojnë për zgjedhjen e kreut të kuvendit

Kusari-Lila: Është shkelje nëse deputetët s’votojnë për zgjedhjen e kreut të kuvendit

Deputetja e Alternativës në listën e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr. KO119/14, pika 128 thotë se deputetët nuk mund të lriohen nga mosvotimi në konstituimin e kuvendit.

Kusari-Lila tha se dje në pikën për zgjedhjen e kryetares së kuvendit, kishte deputetë që nuk morën pjesë fare në votim.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. KO119/14, pika 128 thotë se “Në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu”.

“Mosvotimi sipas këtij Akgjykimi konsiderohet shkelje. Ky veprim nuk mund të përsëritet nesër gjatë vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit”, tha Kusari-Lila.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments