8 C
Tetovo
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKush i financon gazetarët që sulmojnë Bilall Kasamin?

Kush i financon gazetarët që sulmojnë Bilall Kasamin?

A nuk është koha që të hapet një analizë e pasurive të gazetarëve të Tetovës, që sot janë shndërruar në shigjetarët më të mëdhenj kundër Bilall Kasamit?

Tetovarët i njohin mirë këta emra, janë të njëjtët që dikur shërbenin tek dera e Teuta Arifit, në kohën kur Komuna e Tetovës u bë rekorder me borxhe në krejt vendin.

Kush qëndron pas tyre? Kompanitë që fituan projekte e tenderë gjatë mandatit të ish-kryetares, apo bashkëpunëtorët e saj më të afërt që sot bëjnë biznes me pompa benzine, hotele e investime milionëshe?

Po vetë gazetarët që bëjnë moral publik, si arritën të kenë nga dy-tre banesa, lokale afariste dhe vetura luksoze, kur qytetari i thjeshtë me punë të ndershme mezi siguron një apartament të vetëm?

Dhe një pyetje që nuk mund të lihet pa përgjigje:
Si shpjegohet që milionat e shpenzuara për Bibliotekën e Tetovës nuk sollën as sot një objekt funksional? Ku përfunduan ato para, kush i menaxhoi dhe pse heshtin ata që sot bëjnë video propagandistike nga stadiumi?

Nëse duan transparencë, le të fillojnë nga vetja. Sepse nesër, kur të bëhet analiza e pasurive të tyre, qytetarët nuk do të habiten aspak nga e vërteta që do të dalë në shesh./fol.mk

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments