8 C
Tetovo
E hënë, 6 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKuvendi heq gardhin rrethues/ Gashi: Moment i veçantë në forcimin e lidhjes...

Kuvendi heq gardhin rrethues/ Gashi: Moment i veçantë në forcimin e lidhjes mes institucioneve dhe qytetarëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut së fundmi ka larguar gardhin rrethues, një hap ky që pasqyron angazhimin për një Kuvend të hapur dhe të qasshëm në çdo aspekt.

Këtë e ka bërë të ditur kryeparlamentari Afrim Gashi, sipas të cilit Kuvendi tani po merr një pamje të re dhe më të bukur.

“Kuvendi është dhe do të mbetet një hapësirë e hapur, ku çdo qytetar ka të drejtë të dëgjohet dhe të kontribuojë. Besoj fuqishëm në forcën e bashkëpunimit, dialogut dhe transparencës si themel për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe më inkluzive”, ka thënë Gashi në rrjetet sociale.

Ai shprehet se ky është një moment i veçantë në forcimin e lidhjes mes institucioneve dhe qytetarëve.

“Jemi të hapur për të dëgjuar dhe për të ndërtuar së bashku të ardhmen tonë”, thekson mes tjerash Gashi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments