Me 66 vota “pro” dhe tetë “kundër”, Kuvendi sot me procedurë të shkurtuar e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese. Sipas ndryshimeve, inspektoratet do të vazhdojnë të funksionojnë si organe në përbërje të ministrive dhe nuk do të kenë llogari të tyre buxhetore. Ata nuk do të mund të kryejnë në mënyrë të pavarur procedurat e prokurimit publik dhe punësimit, as të vendosin për të drejtat dhe detyrimet e punonjësve.
Sipas ndryshimeve, Inspektorati shtetëror devizor vazhdon të punojë si organ në përbërje të Ministrisë së Financave; Inspektorati shtetërorë për inspeksion teknik vazhdon të punojë si Inspektorat shtetërorë për energjetikë, xehetari dhe lëndë të para minerale si organ në kuadër të Ministrisë së energjetikës, xehetarisë dhe lëndëve të para minerale; Inspektorati shtetëror i bujqësisë dhe Inspektorati shtetëror i pyjeve dhe
gjuetisë vazhdojnë të funksionojnë si organe në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave; Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë; Inspektorati shtetëror i arsimit vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës; Inspektorati shtetëror i punës vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës; Inspektorati shtetëror i tregut vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës; Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale; Inspektorati administrativ shtetëror vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike; Inspektorati shtetëror për transport, dhe Inspektorati shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm dhe Inspektorati shtetëror komunal vazhdojnë të funksionojnë si organe në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor
vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
“Objektivat kryesore të Propozim-ligjit janë harmonizimi me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetëtore, realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të punonjësve në inspektoratet shtetërore, si dhe funksionimin e duhur tyre si organe në përbëre të ministrisë. Ligji miratimi i të cilit propozohet, bazohet në të njëjtat parime në të cilat bazohet edhe teksti bazë i Ligjit për mbikëqyrjen inspektuese”, theksohet në tekstin e Ligjit.
Gjatë debatit të shkurtër, deputetët e opozitës kanë ripërsëritur qëndrimet që i kishin shprehur paradite në seancën e Komisionit juridiko-ligjvënës dhe Komisionit për sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Ata paralajmëruan se me ndryshimet pezullohet mbikëqyrja inspektuese dhe krijohet absurditet dhe pasiguri juridike. Nga ana tjetër, deputetët e partisë në pushtet u kanë thënë se po thonë paqartësi dhe se nëse vërtet duan të përmirësojnë tekstin, duhet të paraqesin amendamente.