Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, paralajmëroi sot lajme të mëdha për Kodrën e Diellit, pa zbulur detaje se për çfarë bëhet fjalë.
“Së shpejti do të kemi edhe shumë lajme të mira dhe të mëdha për Kodrën e Diellit. Më shumë në ditët në vijim”, tha Bilall Kasami, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Ai theksoi se Komuna e Tetovës ka përpiluar një strategji për zhvillim e turizmit dhe tashmë janë bërë shumë punë për Kodrën e Diellit.
“Kemi përpiluar një strategji të veçantë për zhvillim të turizmit. Në qendër të kësaj strategjie është Kodra e Diellit. Për Kodrën e Diellit veçmë kemi realizuar projekte, qarkorja, asfaltimi i rrugës dhe shumë projekte të tjera”, tha Kasami.