8 C
Tetovo
E hënë, 7 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniLAMM: Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritje deri në 30 minuta

LAMM: Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritje deri në 30 minuta

Këtë mëngjes ka frekuencë të shtuar të automjeteve në pikën kufitare Tabanovcë, ku koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 15 deri në 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Trafiku në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments