8 C
Tetovo
E diel, 6 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniLargimi i Merale Feratit, një tjetër goditje për Arben Taravarin!

Largimi i Merale Feratit, një tjetër goditje për Arben Taravarin!


Edhe pse me shumë bujë u paraqit si një nga “prurjet e reja” në ekipin e Arben Taravarit, ish-deputetja e PDSH-së dhe anëtarja e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, Merale Ferati, ka vendosur të distancohet nga rruga politike që ka marrë Taravari pas afrimit të tij me BDI-në.

Largimi i Feratit nuk është rastësor, ai vjen si pjesë e një vale më të gjerë zhgënjimi dhe largimesh që kanë goditur themelet e Aleancës për Shqiptarët.
Që kur Taravari, në kundërshtim me vullnetin e anëtarësisë dhe të votuesve të tij, zgjodhi t’i afrohet BDI-së, partia ka përjetuar shpërbërje të strukturave më të rëndësishme në të gjitha degët. Themeluesit, aktivistët më të devotshëm dhe truri politik i Aleancës janë larguar njëri pas tjetrit, duke e lënë partinë në një gjendje të paralizuar funksionale.

Në fazën e parë, largimi i strukturave lokale dhe themeluesve solli një tronditje serioze, por në fazën e dytë po ndodh edhe ajo që dukej e pamundur: edhe individët që dikur iu bashkuan Aleancës nga radhët e PDSH-së apo BDI-së, shpesh pa ndonjë kontribut të dukshëm, po i kthejnë shpinën Taravarit. Edhe ata që u promovuan pa konsultim me organet partiake dhe që përfituan pozita të larta, po e braktisin tani që është bërë e qartë se Taravari është tërhequr nga zotimet ndaj mbi 107 mijë votuesve që kërkonin ndryshim dhe jo rikthim në duart e BDI-së.

Ndërkohë, në horizont ka dalë një organizim i ri politik, i përbërë nga ish-deputetë të PDSH-së, pikërisht nga e njëjta linjë politike nga vjen edhe Merale Ferati. Besohet se ky organizim do të tërheqë pas vetes edhe ata pak figura që ende mbeten pranë Taravarit, duke e lënë atë politikisht të vetmuar.

Zgjedhjet lokale të tetorit pritet të jenë përcaktuese për fatin politik të Arben Taravarit. I braktisur nga bashkëpunëtorët e dikurshëm, ai për herë të parë përballet me rrezikun real të humbjes së bastionit të tij në Gostivar, qytet që në dy cikle zgjedhore e kishte mbajtur falë mbështetjes së njërit prej subjekteve më të fuqishme lokale, mbështetje që tashmë nuk e ka më.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments